Sport

Një klauzolë me përfitime faraonike ndan Kylian Mbappen nga Real Madridi...

Largimi i Kylian Mbappe për te Real Madrid po afrohet gjithnjë e më shumë. Por një klauzolë në veçanti mbetet një pengesë reale.

10 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

Një klauzolë me përfitime faraonike ndan Kylian Mbappen nga Real

FRANCE - Ka pak dyshime për këtë çështje, por të gjitha palët ende duhet të bien dakord. Tani që Kylian Mbappé i ka njoftuar PSG-së vendimin e tij për t'u larguar në fund të sezonit, pa asnjë kontratë, e ardhmja e djaloshit nga Bondy kalon vetëm në një destinacion: Real Madridi. 

Për momentin, megjithatë, asgjë nuk është zyrtare, pasi kontrata nuk është nënshkruar dhe nuk është gjetur asnjë marrëveshje totale.

Orët e fundit, Fabrizio Romano zbulon një nga detajet e fundit të mbërthyer në diskutimet mes klanit Mbappe dhe Real Madridit. 

Dhe jo më pak, pasi është një klauzolë që i ofron Mbappes një bonus XXL, në rast se ai ngre “Topin e Artë” në fanelën e Madridit. Një detaj me përfitime dukshëm të mëdha financiare, që nuk mund të zgjidhet në pak minuta... Prandaj diskutimet vazhdojnë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll