Sport

VIDEO/ “Predhë” e Rey Manajt, portieri e pa topin vetëm në rrjetë, sulmuesi shqiptar barazohet me Icardin si shënues…

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka shënuar golin e 19-të sezonal në Turqi dhe të 15-in me fanelën e Sivasspor në Superligën turke…

10 Mars 2024, 02:29 Nga DOSJA

VIDEO/ “Predhë” e Rey Manajt, portieri e pa topin vetëm

TURQI - Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, ka shënuar golin e 19-të sezonal në Turqi dhe të 15-in me fanelën e Sivasspor në Superligën e këtij vendi.

Për raundin e 29-të në elitën turke, lushnjari barazoi 1-1, në sfidën kundër Alanyaspor në minutën e 64-t me një supergol nga goditja e dënimit.

Me Sivasspor në disavantazh, sulmuesi 27-vjeçar, u kujdes të barazonte rezultatin në 1-1 dhe të gjente golin e 15-të në Superligë, me po aq gola sa ka edhe Icardi i Galatasaray. 

Forma e mirë e bën Rey Manajn sulmuesin shqiptar me më shumë gola dhe një ftesë nga trajneri Sylvinho për në Kombëtare, besohet se nuk do të mungojë.

Paçka se ekipi i tij Sivasspor humbi 1-2 kundër Alanyaspor, sulmuesi i Kombëtares ia doli të barazonte Mauro Icardin në listën e golashënuesve.

Sipas medieve turke "predha" e lushnjarit kapi shpejtësinë e 135 kilometrave në orë dhe portiere kundërshtar e pa topin vetën në rrjetë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll