Aktualitet

Me 22 kg kanabis në shtëpi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako.

9 Mars 2024, 12:49 Nga M.B
Me 22 kg kanabis në shtëpi gati për shitje, arrestohet
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Një 48-vjeçar me inicialet F. Xh., është arrestuar në Korçë mbate në shtëpi lëndë narkotike të përgatitur për shitje. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako. Po ashtu bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Big Circles".

Posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohet 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Big Circles", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia arrestim

Sondazh

Poll