Aktualitet

Banorët pranë lumit të Shushicës në protestë: Të anulohen punimet për ujësjellësin e Himarës

Banorët janë mbledhur pranë Urës së Peshkëpisë ku thonë se me vendosjen e tubacioneve, lumi Shushica do të thahet dhe qindra prej tyre do të mbeten pa ujë për të vaditur tokat.

9 Mars 2024, 12:01 Nga M.B
Banorët pranë lumit të Shushicës në protestë:
Banorët në protestë

VLORA- Banorët e lumit të Vlorës janë mbledhur sërish në protestë kundër devijimit të lumit Shushicë, për projektin e ujësjellësit të Himarës. Banorët janë mbledhur pranë Urës së Peshkëpisë ku thonë se me vendosjen e tubacioneve, lumi Shushica do të thahet dhe qindra prej tyre do të mbeten pa ujë për të vaditur tokat.

Kujtojmë se në fshatin Kuç të Vlorës po punohet prej 8 muajsh për shtrirjen e tubacioneve të ujësjellësit të Himarës, investim ky me vlerë 9.5 milionë euro i Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkisë së Himarës. Projekti është miratuar pa konsumtim publik, gjë që nxitur dhe zemërmin e banorëve.

protesta banoret vlore

Sondazh

Poll