Bota

Ministri serb: Qytetarët e Kosovës me letërnjoftim serb mund të punojnë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri

Ministri serb theksoi se një nga gjërat më të rëndësishme në departamentin e tij, dhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, është sistemi i faturimit të integruar, i cili prej vitit të kaluar funksionon me sukses ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

9 Mars 2024, 17:10 Nga r.ll
Ministri serb: Qytetarët e Kosovës me letërnjoftim serb mund
goran vesic

SERBI- Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, se të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe që kanë letërnjoftim serb, do të mund të punojnë pa problem në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij këto qytetarë përfitojnë nga marrëveshjet e firmosura në kuadër të "Ballkanit të Hapur". 

"Çdo qytetar i Serbisë, i cili jeton në Kosovë, me letërnjoftim serb, mund të përfitojë nga të gjitha avantazhet e integrimit tonë rajonal. Kjo vlen edhe për Albin Kurtin. Mjafton, nëse nuk ka, të nxjerrë letërnjoftimin dhe një ditë, kur të mos jetë kryeministër, do të mund të punojë në Tiranë, pa asnjë pengesë", u shpreh Vesiç, shkruajnë mediat maqedonase.

Ai tha se thelbi i “Ballkanit të Hapur” është heqja e të gjitha pengesave për të vendosur qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve dhe sipas tij kjo është pikërisht e kundërta e asaj që po bën qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti. Ministri serb theksoi se një nga gjërat më të rëndësishme në departamentin e tij, dhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, është sistemi i faturimit të integruar, i cili prej vitit të kaluar funksionon me sukses ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vesiç shtoi se po punohet edhe për krijimin e korridoreve të gjelbra, në mënyrë që kamionët nga këto tre vende të kalojnë pa probleme nga njëri në tjetrin, përmes korridoreve të veçanta, gjë që eliminon kostot shtesë dhe mundëson bashkëpunim më të mirë.

 

goran vesic ballkani i hapur

Sondazh

Poll