Bota

Pas garancive të agjencisë së ndihmës për kontrolle më të rrepta, Suedia rifillon financimin e UNRWA-s

Qeveria suedeze tha në një deklaratë se që atëherë ka marrë konfirmim dypalësh nga UNRWA se do të lejojë auditim të pavarur, do të forcojë mbikëqyrjen e brendshme dhe do të mundësojë kontrolle shtesë të stafit brenda organizatës.

9 Mars 2024, 15:44 Nga r.ll
Pas garancive të agjencisë së ndihmës për kontrolle
foto e kamioneve me ndihma

SUEDI- Qeveria suedeze njoftoi të shtunën se ka rifilluar të japë fonde për agjencinë e ndihmës humanitare në Gaza, UNRWA, duke thënë se organizata ka dhënë garanci për kontrolle më të rrepta në përgjigje të akuzave që disa nga punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit .

Kanadaja njoftoi të njëjtin vendim më herët të shtunën, duke theksuar proceset e rëndësishme që agjencia e ndihmës kishte ngritur për të adresuar akuzat nga Izraeli. Kanadaja dhe Suedia ishin në grupin e disa prej vendeve që pezulluan fondet për UNRWA në janar.

Qeveria suedeze tha në një deklaratë se që atëherë ka marrë konfirmim dypalësh nga UNRWA se do të lejojë auditim të pavarur, do të forcojë mbikëqyrjen e brendshme dhe do të mundësojë kontrolle shtesë të stafit brenda organizatës. Pothuajse 39 milionë dollarë (400 milionë SEK) i janë ndarë UNRWA-s për vitin 2024, tha qeveria suedeze. Gjysma e kësaj është lëshuar si një disbursim fillestar dhe më shumë do të jepet pasi UNRWA të ketë treguar përparim në masat e ndërmarra.

"Në këtë situatë akute, ku nevojat në mesin e popullatës civile janë të mëdha, prioriteti kryesor është shpëtimi i jetëve. UNRWA është organizata që është e pozicionuar më mirë për të ndihmuar palestinezët e cenueshëm," tha në Gudrun Brunegård, zëdhënëse e politikës së ndihmës për partinë Kristian Demokrate të Suedisë.

 

 

 

lufta izrael-palestine suedi unrwa

Sondazh

Poll