Bota

VIDEO/ Ngeci në kuvertën e një anijeje, peshkaqeni vdekjeprurës lëndon veten në tentativat për t'u çliruar

Më pas peshkaqeni kafshoi parmakun, duke lënduar veten.

9 Mars 2024, 14:47 Nga S.B
VIDEO/ Ngeci në kuvertën e një anijeje, peshkaqeni
peshkaqeni mako

SHBA- Pamjet e pabesueshme tregojnë një peshkaqen vdekjeprurës ‘mako’ duke u tundur dhe duke u përplasur rreth e rrotull pasi ngeci në një varkë. Në pamjet horror, grabitqari i madh mund të shihet i bllokuar nën parmakët mbrojtës të kuvertës pasi u hodh mbi varkë.

Më pas krijesa e madhe përplaset dhe përpëlitet përreth në një përpjekje të dëshpëruar për t'u çliruar por nuk arrin ta bëjë këtë. Më pas peshkaqeni kafshoi parmakun, duke lënduar veten.

Ekuipazhi i anijes u mundua të krijonte një plan për të çliruar kafshën e egër por krijesa vdekjeprurëse u ‘zemërua’ më shumë. Përfundimisht, një nga peshkatarët, kapiten Don Law, lidhi një litar rreth bishtit të tij, ndërsa një anëtar tjetër i ekuipazhit i lidh gojën me një litar peshkimi.

Më pas ata përpiqen ta ulin peshkaqenin dhe ta drejtojnë atë drejt ujit. Ekuipazhi përfundimisht arrin të ulë grabitqarin vdekjeprurës në ujë përpara se të presë litarin për ta lëshuar atë.

peshkaqeni mako peshkaqen

Sondazh

Poll