Aktualitet

Pas disa orësh kërkime, gjendet turisti i humbur italian në Malin e Dajtit

Nga informacionet bëhet e ditur se 20-vjeçari italian është në gjendje të mirë shëndetësore.

9 Mars 2024, 10:42 Nga DOSJA

Pas disa orësh kërkime, gjendet turisti i humbur italian në Malin

TIRANË- Turisti italian është gjetur në Malin e Dajtit orët e para të mëngjesit pasi kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit. Mësohet se turisti 20-vjeçar me inicialet L.M, mbeti i izoluar mbrëmjen e djeshme në terrenin e thepisur të malit.

Pas njoftimit Komisariati nr 4 organizoi një operacion kërkim-shpëtimi i cili zgjati pesë orë, dhe rezultoi me gjetjen e turistit. Nga informacionet bëhet e ditur se 20-vjeçari italian është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se një turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur mes dy fshatrave.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas pesë orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll