Bota

Akuzohet se ndihmoi trafikantët e drogës/ Shpallet fajtor ish-presidenti i Hondurasit, rrezikon burg të përjetshëm

Hernandez, i cili shërbeu si president i Hondurasit nga viti 2014 deri në vitin 2022, ishte akuzuar nga autoritetet amerikane për trafik droge dhe shkelje të armëve që e lidhnin atë me tonelata kokainë të importuar në Shtetet e Bashkuara gjatë dy dekadave të fundit. 

8 Mars 2024, 21:59 Nga E. D
Akuzohet se ndihmoi trafikantët e drogës/ Shpallet fajtor
Juan Orlando Hernandez

SHBA- Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, u shpall të premten në një gjykatë federale në Manhatan për akuzat e trafikut të drogës. Hernandez, i cili shërbeu si president i Hondurasit nga viti 2014 deri në vitin 2022, ishte akuzuar nga autoritetet amerikane për trafik droge dhe shkelje të armëve që e lidhnin atë me tonelata kokainë të importuar në Shtetet e Bashkuara gjatë dy dekadave të fundit. 

Prokurorët thonë se ai ka marrë ryshfet nga karteli Sinaloa i El Chapo dhe rrjete të tjera të drogës. Hernandez është planifikuar të dënohet më 26 qershor dhe rrezikon të përballet me burgim të përjetshëm.

Ish-aleati i SHBA-së ishte paraqitur si partner i Shteteve të Bashkuara për krimin, drogën dhe politikat e imigracionit, ndërkohë që forcat e zbatimit të ligjit amerikan po e hetonin fshehurazi për përfshirje në tregtinë e drogës, thanë prokurorët federalë.

Dy të bashkëpandehur u deklaruan fajtorë, duke përfshirë një ish-shef policie të Hondurasit, Juan Carlos Bonilla dhe kushëririn e Hernandez, Mauricio Hernandez. Ish-presidenti pretendoi se prokuroria ishte rezultat i trafikantëve të drogës që e shanin atë për t'u hakmarrë për goditjen e tij ndaj tregtisë së drogës.

"Juan Orlando Hernandez abuzoi me pozitën e tij si President i Hondurasit për të operuar vendin si një narko-shtet ku trafikantët e dhunshëm të drogës lejoheshin të vepronin pa u ndëshkuar virtualisht dhe njerëzit e Hondurasit dhe Shteteve të Bashkuara u detyruan të vuanin pasojat", tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland

Hernandez është planifikuar të dënohet më 26 qershor. Ai përballet me burgim të përjetshëm.

juan orlando hernandez

Sondazh

Poll