Sport

Trajneri i Leicester për femra është pezulluar dhe po hetohet për një lidhje të dyshuar me një lojtare nga ekipi i tij...

Willie Kirk do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Liverpool-it dhe rrezikon të mbetet jashtë fushës për më gjatë

9 Mars 2024, 10:14 Nga DOSJA
Trajneri i Leicester për femra është pezulluar dhe po hetohet

ANGLI - Willie Kirk, trajneri i ekipit të femrave të Leicester-it, është pezulluar përkohësisht dhe po hetohet, pasi dyshohet se ka pasur një marrëdhënie romantike me një nga lojtaret e tij.

Sipas shtypit anglez, trajneri do të mungojë në ndeshjen e radhës të skuadrës kundër Liverpool-it dhe nëse hetimet vazhdojnë, rrezikon të qëndrojë edhe për disa kohë jashtë.

Në një deklaratë zyrtare nga klubi, të publikuar nga ‘The Sun’, Leicester tashmë ka konfirmuar atë që ka ndodhur dhe garanton se Kirk po “po ndihmon klubin në të gjithë procesin”, duke theksuar se rezultati i procesit “do të përcaktohet në kohën e duhur".

Duhet theksuar se Kirk, 45 vjeç, mbërriti te Leicester në sezonin 2022/23, pasi kishte drejtuar ekipet e femrave në Bristol City dhe Everton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll