Sport

Festë për 400 ndeshjet e Ter Stegenit...

Portieri gjerman festoi paraqitjen e tij të 400-të me Barçën dhe mori një fanellë të personalizuar në dhomat e zhveshjes për të përkujtuar këtë sukses.

9 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA
Festë për 400 ndeshjet e Ter Stegenit...
Ter Stegen mori një fanellë për 400 ndeshjet e tij me Barçën

SPANJE - Portieri gjerman Marc ter Stegen (31 vjeç) vazhdoi të shkruante historinë e tij te FC Barcelona dhe këtë të premte kundër Mallorcas, festoi ndeshjen e tij të 400-të si lojtar i Barcelonës.

Një ngjarje që ai mundi ta festonte, duke ruajtur një portë të re të pastër në La Liga dhe me një fitore që rikthehet për të ushqyer shanset e Barçës për të ëndërruar titullin.

Në përfundim të ndeshjes, Ter Stegen shkoi në dhomën e zhveshjes së “Estadi Olímpic Lluís Companys” dhe mori një fanellë përkujtimore për 400 ndeshjet e tij me Barçën nga kapiteni Sergi Roberto. 

Skuadra e Barçës nuk ka ngurruar të urojë Ter Stegen për arritjen e tij dhe më pas kanë pozuar të gjithë së bashku për të festuar ngjarjen.

Ter Stegen tani është plotësisht i shëruar nga problemet e shpinës, që e detyruan t'i nënshtrohej një operacioni dhe performanca e tij është e jashtëzakonshme. 

Në La Liga ai ka grumbulluar tri ndeshje radhazi pa pësuar gola dhe tani përballet me moral të lartë sfidën e ndeshjes së dytë të 1/16-tës së Champions League kundër Napolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll