Sport

Xavi, me një sy nga Napoli gjatë ndeshjes ndaj Mallorcas…

Trajneri e ndoqi ndeshjen e rivalit italian në TV, nga një kabinë në stadiumin Olimpik.

9 Mars 2024, 00:38 Nga DOSJA
Xavi, me një sy nga Napoli gjatë ndeshjes ndaj Mallorcas…

SPANJE - Një imazh interesant është parë gjatë ndeshjes së Barcelonës kundër Mallorca  në stadiumin ‘Olimpik’ në Montjuïc. 

Kamerat e DAZN fiksuan trajnerin katalanas duke ndjekur ndeshjen në një kabinë në stadium, ku televizionet po shfaqnin ndeshjen e Napolit kundër Torinos, që përfundoi në barazim 1-1.

Barcelona ka shpresa të mëdha për ndeshjen e së martës. Pas barazimit 1-1 në Itali, blloku katalanas shpreson ta kalojë barazimin në shtëpi, me tifozët e tij. Ndaj nuk është e çuditshme që teknikët e kanë ndjekur me vëmendje ndeshjen mes rivalit të tyre të radhës.

Kanë mbetur vetëm katër ditë deri në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës të Champions League, por Barcelona tashmë po i kthen faqen ndeshjes kundër Mallorcas dhe të gjithë sytë janë përqendruar te Napoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll