Bota

Incidenti me zjarrin, fabrika gjermane e Tesla-s do të rifillojë javën e ardhshme

Fabrika e automjeteve elektrike Tesla është mbyllur që nga 5 marsi pas një zjarri në një shtyllë elektrike aty pranë.

8 Mars 2024, 21:17 Nga M.B
Incidenti me zjarrin, fabrika gjermane e Tesla-s do të rifillojë
Tesla

GJERMANI- Kreu i këshillit të punës, Michaela Schmitz, tha sot se Tesla, fabrika pranë Berlinit, do të rifillojë punën javën e ardhshme, pasi një ndërprerje e energjisë ndaloi prodhimin. Fabrika e automjeteve elektrike Tesla është mbyllur që nga 5 marsi pas një zjarri në një shtyllë elektrike aty pranë. 

"Ne do të rifillojmë fabrikën javën e ardhshme," tha Michaela Schmitz në një mbledhje të disa qindra punëtorëve në vendin e prodhimit të automjeteve elektrike ku disa mbanin një pankartë ku thuhej "Nuk do të mbyllemi!"

"Përkrah shumë kapitujve të arritjeve të jashtëzakonshme, ky sulm do të bjerë si një kapitull i errët në historinë tonë. Por gjithashtu kjo nuk do të na ndalojë," tha Schmitz.

Fabrika e Tesla në Gruenheide ka qenë prej vitesh objekt kritikash nga disa vendas dhe aktivistë, të cilët janë të shqetësuar për ndikimin e saj mjedisor. Schmitz tha se punonjësit e Tesla-s do të merrnin informacion për rifillimin së shpejti, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm për kohën e mundshme të tij.

tesla gjermani

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2024, 20:13 E. D

Medvedev e quan Biden turpi i SHBA-së

Dmitry Medvedev RUSI- Nënkryetrai i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev tha se presidenti i SHBA Joe Biden nuk duhet të...