Bota

Sulmet në jug dhe në veri, raketat dhe dronët rusë vrasin 5 persona në Ukrainë

Administrata ushtarake rajonale tha se sulmi me raketë të enjten dëmtoi një spital, një qendër të kujdesit mjekësor urgjent dhe një ujësjellës në qytetin verior të Sumy, në kufi me Rusinë.

8 Mars 2024, 21:07 Nga M.B
Sulmet në jug dhe në veri, raketat dhe dronët rusë vrasin 5
Foto ilustruese


UKRAINA- Dronët rusë vranë 3 persona në jug dhe veri të Ukrainës të premten, ndërsa një sulm raketor një ditë më parë vrau 2 dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Administrata ushtarake rajonale tha se sulmi me raketë të enjten dëmtoi një spital, një qendër të kujdesit mjekësor urgjent dhe një ujësjellës në qytetin verior të Sumy, në kufi me Rusinë. Dy persona u vranë dhe 26 u plagosën, nga të cilët gjashtë mbetën në spitale.

"Sot pasdite, një makinë civile u godit nga një dron kamikaz në rajonin e Kharkiv, duke vrarë një burrë dhe një grua", tha guvernatori i rajonit në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Një tjetër dron goditi një fshat në rajonin jugor të Khersonit, shtoi guvernatori i tij, ku një grua u vra. Në të tre rajonet shpesh ndodhin nën sulme me dronë dhe raketa ruse. Moska ka mohuar se ka shënjestruar qëllimisht civilë, megjithëse shumë prej tyre janë vrarë në sulme të shpeshta ajrore kudo në Ukrainë gjatë luftës 2-vjeçare.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2024, 20:13 E. D

Medvedev e quan Biden turpi i SHBA-së

Dmitry Medvedev RUSI- Nënkryetrai i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev tha se presidenti i SHBA Joe Biden nuk duhet të...