Bota

Medvedev e quan Biden turpi i SHBA-së

Medvedev vuri në dukje se, edhe pse presidenti i 32-të i SHBA-së ishte një njeri i pafuqishëm në një karrige me rrota, ai e ngriti Amerikën nga Depresioni.

8 Mars 2024, 20:13 Nga E. D
Medvedev e quan Biden turpi i SHBA-së
Dmitry Medvedev

RUSI- Nënkryetrai i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev tha se presidenti i SHBA Joe Biden nuk duhet të përmendte paraardhësin e tij Franklin Delano Roosevelt, sepse ndryshe nga Roosevelt ai vetëm turpëron SHBA-në. 

"Në fjalimin për gjendjen e Bashkimit, Biden e krahasoi veten me Franklin Delano Roosevelt. Ky është një krahasim i tillë. Natyrisht, jo në favor të tij. Ai është turpi i Shteteve të Bashkuara," tha Medvedev në faqen e tij X.

Medvedev vuri në dukje se, edhe pse presidenti i 32-të i SHBA-së ishte një njeri i pafuqishëm në një karrige me rrota, ai e ngriti Amerikën nga Depresioni. Ndërsa Biden është një individ i çmendur, me aftësi të kufizuara mendore, i cili e vendosi mendjen të tërhiqte njerëzimin në ferr. 

dmitry medvedev

Sondazh

Poll