Sport

VIDEO - Policia futet në fushë, arreston futbollistin në mes të ndeshjes!

Policia kishte marrë informacion për praninë e tij në ndeshje, ndaj mbërritën në fushë, ndërprenë lojën dhe e prangosën lojtarin.

7 Mars 2024, 16:56 Nga DOSJA
VIDEO  - Policia futet në fushë, arreston futbollistin në mes

BRAZIL - Një futbollist i ri 24-vjeçar është arrestuar gjatë një ndeshje futbolli amatore të zhvilluar në qytetin Mutum, 380 km nga Belo Horizonte, Brazil. Pamjet tronditëse tregojnë aksionin e policisë që ndërpreu ndeshjen dhe e largoi nga futbollistin ndaj të cilit rëndojnë akuza shumë të rënda.

Një video e publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale, e filmuar nga disa spektatorë në tribuna, tregon të riun që merret nga oficerët e policisë gjatë ndeshjes mes Mutum dhe Durandé për “Copa do Café”. Policia kishte marrë informacion për praninë e tij në ndeshje, ndaj mbërritën në fushë, ndërprenë lojën dhe e prangosën lojtarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll