Bota

Tentoi të helmonte shokun e klasës së të birit/ Në burg nëna që krijoi planin hakmarrës ndaj “bullizuesit”

45-vjecarja Jennifer Lynn Rossi do të hakmerrej ndak shokut të klasës së djalIt të saj, pasi ai ikishte vjedhur një pije dhe dyshonte se e ngacmonte. Atë mbrëmje kur djali i Rossit i tregoi asaj historinë, hetuesit thanë se Rossi i tha djalit të saj se “kishte një ide” kundër shokut të klasës.

7 Mars 2024, 18:26 Nga S.N
Tentoi të helmonte shokun e klasës së të birit/ Në burg
Jennifer Lynn Rossi

SHBA- Një nënë e cila dëshironte “të mbronte” djalin e saj, bëri një plan për tu hakmarrë ndaj një ngacmuesi në shkollën e tij. Por Zyra e Qarkut Bexar në Teksas e dërgoi nënën në burg ndërsa “ngacmuesin”e spuzozuar në spital.

45-vjeçarja Jennifer Lynn Rossi do të hakmerrej ndak shokut të klasës së djalIt të saj, pasi ai ikishte vjedhur një pije dhe dyshonte se e ngacmonte. Atë mbrëmje kur djali i Rossit i tregoi asaj historinë, hetuesit thanë se Rossi i tha djalit të saj se “kishte një ide” kundër shokut të klasës.

Hetuesit thanë së të nesërmen Rossi i dha djalit të saj një pije tjetër dhe djali i saj e çoi në shkollë, duke ia dhënë viktimës 11-vjeçare gjatë orës së edukimit fizik. Fëmija tha se pija kishte shije aq të keqe sa u përpoq ta pështynte.

Pas konsumimit të pijes, nxënësi kishte dhimbje koke dhe u dërgua me urgjencë në spital. Zyrtarët e shkollës thanë se telefonuan menjëherë Zyrën e Sherifit të Qarkut Bexar për të raportuar incidentin Sipas një raporti të BCSO, Rossi u tha zyrtarëve të shkollës se ajo e kishte spërkatur pijen me një përzierje limoni, kripe dhe uthull, duke pretenduar se ajo ishte infermiere dhe kjo përzierje nuk ishte e dëmshme.

texas bullizmi

Sondazh

Poll