Sport

SKANDALI/ Tifoz zbulon mesazhet e skautit të Coventry në ndeshjen e Watfordit: "Shpresoj që trajneri të mos largohet..."

Dean Austin mendon të ndërmarrë veprime ligjore, pasi fotot e bisedave të tij u publikuan në mediat sociale

7 Mars 2024, 15:38 Nga DOSJA

SKANDALI/ Tifoz zbulon mesazhet e skautit të Coventry në ndeshjen e

ANGLI - 'The Athletic' raporton këtë të enjte se Dean Austin, kreu i rekrutimit të Coventry, po shqyrton marrjen e masave ligjore në gjykatë, pasi një fans publikoi mesazhet e tij private në WhatsApp. 

Në atë kohë, Austin ishte në tribunat në “Vicarage Road” duke parë ndeshjen e Watford, kundërshtarin e radhës të Coventryt, dhe ai nuk priste që dikush aty pranë t'i kushtonte vëmendje dhe të bënte fotografi për gjithçka që ai shkruante. 

Informacioni, i cili po i kalonte trajnerit Mark Robins dhe agjentit Rob Segal, përfundoi në rrjetet sociale.

"Askush nuk dëshiron të vrapojë! Trajneri është në listë, shpresoj të mos largohet para ndeshjes së së shtunës. Ka shumë vend për të luajtur...,- i dërgoi Austin trajnerit Mark Robins. - Trajneri do të largohet së shpejti. Kam luajtur me të në Crystal Palace në vitin 1998”,- ka shkruar ai, në këtë rast për Rob Segal.

I njëjti burim siguron se Dean Austin dhe Rob Segal janë "thellësisht të shqetësuar" për incidentin dhe "besojnë se privatësia e tyre është komprometuar". Në këtë kuptim, të dy planifikojnë të bëjnë një ankesë, e cila mund të çojë në një hetim së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll