Sport

“Te Manchester City janë të lehtësuar me transferimin e Mbappe te Real Madrid”...

Ky është raportimi i bërë nga Julian Laurens, gazetar francez që jeton në Angli

7 Mars 2024, 15:49 Nga DOSJA
“Te Manchester City janë të lehtësuar me transferimin e

ANGLI - Manchester City është i kënaqur me kalimin e Kylian Mbappe te Real Madrid. Kështu thotë Julian Laurens, një gazetar francez, që jeton në Angli dhe që kontribuon në disa tituj të sportit ndërkombëtar.

“Në City, janë të lehtësuar që Kylian Mbappé po transferohet te Reali, sepse kjo mbyll derën, tani për tani, për largimin e Haaland këtë verë”,- tha Julian Laurens në ‘After Foot’, në ‘RMC Sport’, pasi “Qytetarët siguruan vendin e tyre në çerekfinale të Champions League, duke mposhtur 3-1 Kopenhagen.  

Kujtojmë se Erling Haaland, sulmuesi i skuadrës së Guardiolës, i cili këtë vit ka shënuar tashmë 29 gola në 32 ndeshje, në largësi ka qenë i lidhur me Real Madridin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll