Sport

Solskjaer tregon pse nuk ia dha Bruno Fernandesit shiritin e kapitenit te United...

Në “epokën” ish-trajnerin e “Djajve të Kuq”, drejtues i ekipit ishte Harry Maguire

7 Mars 2024, 16:25 Nga DOSJA
Solskjaer tregon pse nuk ia dha Bruno Fernandesit shiritin e kapitenit te

ANGLI - Ole Gunnar Solskjaer beson se Bruno Fernandes është "shumë impulsiv" dhe kjo është arsyeja pse Harry Maguire ishte njeriu i duhur për të mbajtur shiritin e kapitenit në Manchester United.

Kjo ka qenë arsyeja që ish-trajneri i “Djajve të Kuq” ka preferuar të emërojë qendërmbrojtësin si kapiten në vend të portugezit. Bruno Fernandes filloi të mbante shiritin e kapitenit vetëm pas ardhjes së Erik Ten Hag.

 “Kur isha trajner i Manchester United e dija që Bruno Fernandes kishte cilësi kapitenin”, tha trajneri 51-vjeçar norvegjez, në podkastin ‘Stick to Football’.

“Ai ka personalitet dhe cilësi, por ai gjithashtu e di, sepse unë ia kam thenë, që ai është shumë impulsiv dhe se ndonjëherë ai humbet kontrollin”,- shtoi Solskjaer, i cili u largua nga “Old Trafford” në vitin 2021. 

“Unë e doja Harry Maguire si kapiten, kështu që për mua ai ka qenë kreu i atij grupi”, theksoi tekniku norvegjez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll