Bota

Komandanti i lartë ukrainas: Synojmë të kryejmë veprime kundërofensive gjatë vitit 2024

Forcat ukrainase pësuan një pengesë, kur qyteti lindor i Avdiivka ra në duart e rusëve në fillim të shkurtit pas muajsh sulmesh shkatërruese.

7 Mars 2024, 09:30 Nga M.B
Komandanti i lartë ukrainas: Synojmë të kryejmë veprime
Oleksandr Pavliuk

UKRAINA- Komandanti i Forcave të Përbashkëta ukrainase, Oleksandr Pavliuk tha se ushtria e tyre do të stabilizojë situatën në fushën e betejës së shpejti dhe synon të formojë njësi për veprime kundërsulmuese më vonë gjatë këtij viti. Forcat ukrainase pësuan një pengesë, kur qyteti lindor i Avdiivka ra në duart e rusëve në fillim të shkurtit pas muajsh sulmesh shkatërruese. Trupat ukrainase u detyruan të largoheshin nga disa vendbanime fqinje.

"Ne do ta stabilizojmë situatën së shpejti dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përgatitur trupat për veprime më aktive dhe për të kapur iniciativën", tha Oleksandr Pavliuk, i emëruar si komandant i forcave tokësore gjatë riorganizimit të fundit të lartë ushtarak.

Ai shtoi se puna aktuale kishte për qëllim tërheqjen e njësive ushtarake që humbën potencialin e tyre dhe rivendosjen për të formuar më vonë një forcë për veprime kundërsulmuese këtë vit.


lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll