Bota

Oficer i lartë rus: Mundësia e zgjerimit të konfliktit përtej Ukrainës po rritet

Ai tha se probabiliteti që forcat e Moskës të përfshihen në një konflikt të ri po rritet dukshëm.

7 Mars 2024, 09:16 Nga M.B
Oficer i lartë rus: Mundësia e zgjerimit të konfliktit
Foto ilustruese

MOSKË- Gjeneral-koloneli Vladimir Zarudnitsky, kreu i Akademisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, ka paralajmëruar se konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet në një luftë të plotë në Evropë. Ai tha se probabiliteti që forcat e Moskës të përfshihen në një konflikt të ri po rritet dukshëm. Zarudnitsky i bëri komentet në një artikull për "Mendimi ushtarak", një botim i ministrisë së mbrojtjes, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

"Mundësia e një përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë, nga zgjerimi i pjesëmarrësve në "forcat proxy" të përdorura për konfrontim ushtarak me Rusinë në një luftë në shkallë të gjerë në Evropë, nuk mund të përjashtohet. Burimi kryesor i kërcënimeve ushtarake ndaj shtetit tonë është politika anti-ruse e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, të cilët po kryejnë një lloj të ri të luftës hibride për të dobësuar Rusinë në çdo mënyrë të mundshme, për të kufizuar sovranitetin e saj dhe për të shkatërruar territorin e saj. Mundësia që shteti ynë të tërhiqet qëllimisht në konflikte të reja ushtarake po rritet ndjeshëm", citohet të ketë thënë ai.

Komentet e Zarudnitsky vijnë në një kohë kur Perëndimi po përpiqet të ndihmojë Ukrainën me më shumë armë dhe financim pas kundërofensive të dështuar të Kievit verën e kaluar dhe pasi forcat ruse rifituan iniciativën në fushën e betejës.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll