Bota

Meloni për sulmin rus në Odessa: Ky akt nuk do e dobësojë rezistencën ukrainase, në anën e saj qëndron Italia pa asnjë tërheqje

Shpreh dënimin tim më të fortë të mundshëm për sulmin që ndodhi sot në Odessa, gjatë takimit mes Volodymyr Zelenskiy dhe Kyriakos Mitsotakis ”, nënvizoi kryeministri italian Giorgia Meloni në një deklaratë me shkrim .

6 Mars 2024, 22:06 Nga S.N
Meloni për sulmin rus në Odessa: Ky akt nuk do e dobësojë
Giorgia Meloni

ITALI- Edhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka reagur mbi sulmin rus në rajonin e Odese gjatë kohës ku Volodymyr Zelenksyy dhe Kyriakos Mitsotakis po zhvillonin një takim. “Shpreh dënimin tim më të fortë të mundshëm për sulmin që ndodhi sot në Odessa, gjatë takimit mes Volodymyr Zelenskiy dhe Kyriakos Mitsotakis ”, nënvizoi kryeministri italian Giorgia Meloni në një deklaratë me shkrim .

"Ky akt i përsëritur rus i frikësimit nuk do të japë asnjë rezultat dhe nuk do të dobësojë rezistencën ukrainase, në anën e së cilës qëndron Italia dhe qeveria e saj, pa asnjë tërheqje," shtoi Meloni.

Sulmi rus në Odessa ishte vdekjeprurës, gjatë vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me videon nga momenti i shpërthimit që po bën xhiron e botës.

Pesë persona u vranë në sulmin rus në objektet e portit të Odesës sot, tha një zëdhënës i marinës së Ukrainës, sipas gazetës Ukrainska Pravda. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ishin në Odessa kur dëgjuan një shpërthim aty pranë.

Moska mori përgjegjësinë për sulmin me raketa, duke thënë se ai goditi një bazë të mjeteve ujore pa pilot dhe të telekomanduar. "Misioni u realizua. Objektivi u godit”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një postim në rrjetet sociale. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte këtë pretendim.

Sipas ministrisë ruse, një hangar në zonën tregtare të portit të Odessa, në të cilin mjetet lundruese pa pilot nga forcat e armatosura ukrainase po përgatiteshin për luftim, u godit.

giorgia meloni rusia kyriakos mitsotakis odessa

Sondazh

Poll