Bota

1 mijë forca ushtrie dhe policie do të vendosen në metronë e New Yorkut, shkak krimi i rritur dhe incidentet me plagosje

Ky njoftim erdhi pas një incidenti me të shtëna në mes të shkurtit në një stacion treni në Bronx, gjatë të cilit një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën. Në fund të shkurtit, një shofer metroje u sulmua me thikë në një stacion në Brooklin.

6 Mars 2024, 21:43 Nga S.N

 

1 mijë forca ushtrie dhe policie do të vendosen në metronë e
Foto Ilustrim

SHBA- Një mijë anëtarë të Gardës Kombëtare të shtetit të New Yorkut , ushtria dhe policia e këtij shteti do të vendosen në metronë e qytetit të madh amerikan për t'u përballur me krimin, pas një sërë incidentesh, njoftoi sot Guvernatori Kathy Hokul .

Ky njoftim erdhi pas një incidenti me të shtëna në mes të shkurtit në një stacion treni në Bronx, gjatë të cilit një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën. Në fund të shkurtit, një shofer metroje u sulmua me thikë në një stacion në Brooklin. Numri i krimeve të rënda në rrjetin e transportit u rrit me 50% në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023.

“Këto sulme të neveritshme dhe të paturpshme kundër rrjetit tonë të metrosë nuk do të tolerohen”, theksoi guvernatori. Vendosja e ushtarëve të Gardës Kombëtare do të synojë të ndihmojë Departamentin e Policisë së qytetit të New Yorkut për të rritur kontrollet e bagazheve të pasagjerëve në stacionet më të ngarkuara.

Kryebashkiaku i qytetit të New Yorkut, demokrati Eric Adams, një ish-shef policie i cili u zgjodh në vitin 2021 me një premtim për të rivendosur sigurinë në qytet pas pandemisë Covid, gjithashtu njoftoi forcimin e këtyre kontrolleve.

Kathy Hokul premtoi më shumë kamera CCTV dhe njoftoi një plan për të lehtësuar ndalimin e personave të dënuar për sulm ndaj një punonjësi tranziti nga metroja. Para incidenteve të viteve të fundit, incidenti më i rëndë ndodhi në prill 2022, kur një burrë hapi zjarr në një tren në Bruklin, duke plagosur dhjetëra.

new york shba

Sondazh

Poll