Bota

Bandat në Haiti paralajmërojnë luftë civile nëse kryeministri nuk jep dorëheqjen

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk tha se situata ishte përtej e paqëndrueshme.

6 Mars 2024, 20:08 Nga E. D
Bandat në Haiti paralajmërojnë luftë civile nëse
foto ilustruese

HAIT- Udhëheqësi i bandës që qëndron pas dhunës që goditi kryeqytetin Haitian ka paralajmëruar se do të ketë një luftë civile nëse kryeministri i Haitit, Ariel Henry, nuk jep dorëheqjen. Jimmy Barbecue Chérizier bëri kërcënimin teksa anëtarët e bandës së tij u përpoqën të kapnin në aeroportin e kryeqytetit Henryn. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk tha se situata ishte përtej e paqëndrueshme.

Grupet e ndihmës thonë se rreth 15,000 njerëz, mes tyre shumë fëmijë të vegjël, janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre javët e fundit. Türk tha se që nga fillimi i vitit, 1193 njerëz janë vrarë dhe 692 të tjerë janë plagosur nga dhuna e bandave. Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri për të parandaluar rënien e mëtejshme të Haitit në kaos

Raportet thanë se Henry kishte planifikuar të ulej në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, por me aeroportin e mbyllur për shkak të përpjekjeve të bandave për ta kapur atë, dhe Republika fqinje Domenikane që e ktheu avionin, piloti përfundimisht u ul në SHBA e territorin e Porto Rikos.
Mediat Haitiane raportojnë se Henri tani po kërkon rrugë alternative për t'u kthyer në vend, ndërsa presioni diplomatik duket se po rritet mbi të për të rënë dakord për një qeveri kalimtare.

"Ajo që ne i kemi kërkuar kryeministrit të Haitit të bëjë është të ecë përpara në një proces politik që do të çojë në krijimin e një Këshilli Tranzitor Presidencial që do të udhëheqë për zgjedhjet,” tha ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield . 

Haiti është shkatërruar prej vitesh nga dhuna e bandave. Por ndërsa kryeministri Henry ishte në një vizitë në Kenia javën e kaluar, Barbecue e përshkallëzoi dhunën. Henry synonte të binte dakord për një marrëveshje që Kenia të drejtonte një operacion policor shumëkombësh për të shuar dhunën në Haiti. Kreu i bandës ka qenë kundër kryeministrit që kur ai mori pushtetin menjëherë pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moïse në korrik 2021, pa zgjedhje. Kritikët e Henrit argumentojnë se sundimi i tij është i paligjshëm. Ata theksojnë gjithashtu faktin se dy vjet e gjysmë pas ardhjes në pushtet, ai ende nuk ka organizuar zgjedhjet presidenciale, siç kishte premtuar fillimisht.

hait ariel henry

Sondazh

Poll