Bota

Dështon përpjekja e OKB-së për të dërguar ndihma humanitare në Gaza/ Plaçkiten 14 kamionë në pikat e kontrollit të Izraelit

14 kamionë të destinuar për në Gazën veriore u grabitën ditën e djeshme, pasi u vunuan në një pikë kontrolli të ushtrisë izraelite për disa orë, sipas punonjësve ndihmës. Pasiguria, luftimet e vazhdueshme, pengesat logjistike si dhe kufizimet në lëvizje të vendosura nga Izraeli, kanë ndikuar që të kufizohen dërgesat e ndihmave .

6 Mars 2024, 20:47 Nga S.N
Dështon përpjekja e OKB-së për të dërguar ndihma
Foto Ilustrim

PALESTINË- Përpjekja e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, për të dërguar ndihma në Gaza për gjysëm milioni njerëzish që janë të rrezikuar nga uria, ka dështuar.

14 kamionë të destinuar për në Gazën veriore u grabitën ditën e djeshme, pasi u vunuan në një pikë kontrolli të ushtrisë izraelite për disa orë, sipas punonjësve ndihmës. Pasiguria, luftimet e vazhdueshme, pengesat logjistike si dhe kufizimet në lëvizje të vendosura nga Izraeli, kanë ndikuar që të kufizohen dërgesat e ndihmave .

Ndërkojë javën e kaluar shpresa ishte e lartë që Hamasi dhe Izraeli të arrinin një marreveshje armëpushimi, që do të lehtësonte kalimin e një sasie më të madhe ndihmash në Gaza, por bisedimet në Kajro nuk patën zhvillim.

Prespektivat për të arritur një marrëveshje janë zvogëluar edhe pse delegacioni i Hamasit është ende në Kajro për bisedimet e ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari.

izrael okb ndihma humanitare gaza

Sondazh

Poll