6 Mars 2024, 11:11
Nga M.B
Julia Navalnaya
LONDËR- Yulia Navalnaya, e veja e liderit të ndjerë të opozitës Alexei Navalny, u bëri thirrje rusëve që t'i bashkohen një proteste të ditës së zgjedhjeve në mesditën e 17 marsit dhe të votojnë kundër Presidentit Vladimir Putin ose të prishin fletëvotimet e tyre. Me anë të një videoje në YouTube, Navalnaya tha se kishte shpresë nga turmat e mëdha që dolën javën e kaluar për funeralin e burrit të saj, i cili vdiq në një koloni penale të Arktikut më 16 shkurt.
Ideja e Navalny ishte që njerëzit të mund të ngrihen në një protestë, pa asnjë rrezik arrestimi, duke dalë të gjithë masivisht në të njëjtën kohë në ditën e zgjedhjeve në qytetet anembanë vendit.
"Duhet të përdorim ditën e zgjedhjeve për të treguar se ne ekzistojmë dhe jemi shumë prej nesh. Ne jemi njerëz të vërtetë, të gjallë dhe jemi kundër Putinit. Ju duhet të vini në qendrën e votimit në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, 17 mars në mesditë. Çfarë të bëni më pas? Zgjedhja është e juaja. Ju mund të votoni për çdo kandidat përveç Putinit. Mund të prishni fletën e votimit, mund të shkruani "Navalny" me shkronja të mëdha mbi të. Dhe edhe nëse nuk e shihni kuptimin në votim, fare thjesht mund të vini dhe të qëndroni në qendrën e votimit, dhe pastaj të ktheheni dhe të shkoni në shtëpi", tha Yulia Navalnaya.
Që nga vdekja e bashkëshortit të saj, Navalnaya ka premtuar të vazhdojë punën e tij dhe ka bërë disa paraqitje politike të profilit të lartë në Perëndim, duke përfshirë takimin me Presidentin e SHBA Joe Biden dhe fjalimin në Konferencën e Sigurisë së Mynihut dhe Parlamentin Evropian.
julia navalnaya
Bota
6 Mars 2024, 11:03
M.B
Rafael Grossi dhe Vladimir Putin
MOSKË- Kremlini ka bërë me dije sot se Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me shefin e Ag...
Bota
6 Mars 2024, 10:48
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Krerët e shtetit të Kosovës kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari&rd...
Bota
6 Mars 2024, 10:36
M.B
Një pamje tregon Kremlinin në Moskë
MOSKË- Kremlini deklaroi sot se Rusia nuk njeh urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykat...
Bota
6 Mars 2024, 10:21
M.B
Shefi i inteligjencës moldave, Alexandru Musteata. Fotografi nga arkivi.
MOLDAVIA- Shefi i inteligjencës të Shërbimit të Inteligje...
Bota
6 Mars 2024, 10:00
M.B
David Cameron
LONDËR- Ministri i Jashtëm David Cameron tha se Britania do të paralajmërojë Izraelin të mërkurë...
Bota
6 Mars 2024, 09:23
N.F
Foto ilustruese
EGJIPT- Tri ditë negociata me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dh...
Bota
6 Mars 2024, 09:17
M.B
Foto ilustruese
KINA- Kina ka bllokuar importet e deleve, dhive dhe produkteve të tyre nga Gjeorgjia. Mediat e huaja raportojnë se ky vendim &eum...
Bota
6 Mars 2024, 09:07
M.B
Foto ilustruese
ÇEKIA- Qindra çekë dhe një pjesë e vogël ukrainas po punojnë gjatë gjithë orarit në l...
Bota
6 Mars 2024, 08:41
N.F
Foto ilustruese
TURQI- Ashtu si në Gjermani edhe në Turqi fermerët janë të pakënaqur me kushtet e punës, edhe nëse ...
Bota
6 Mars 2024, 08:23
N.F
Alberto Otarola
PERU- Kryeministri peruan, Alberto Otarola njoftoi të martën se i kishte paraqitur dorëheqjen presidentes, Din...