Bota

Homazhet në Prekaz, Kurti: Vetëflijimi e sakrifica e familjes Jashari janë vet epopeja e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Prekazin heroik rikthehen që të kujtojmë çmimin e lirisë që gëzojnë sot.

6 Mars 2024, 10:48 Nga M.B
Homazhet në Prekaz, Kurti: Vetëflijimi e sakrifica e familjes Jashari
Albin Kurti

KOSOVA- Krerët e shtetit të Kosovës kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Prekazin heroik rikthehen që të kujtojmë çmimin e lirisë që gëzojnë sot. Kurti tha se vetëflijimi e sakrifica e familjes Jashari janë vet epopeja e UÇK-së.

Ai shtoi se themelet e çlirimit të Kosovës paraqesin edhe dhimbje e krenari, por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin.

“Në Prekazin heroik e historik kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë që e gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin tonë. Me përkulje respekti gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharajve", tha Kurti.

albin kurti prekaz uck

Sondazh

Poll