Politike

"Aksioni opozitar do vazhdojë", Bardhi për emërimin si nënkryetar i PD-së: Është përgjegjësi e re, nuk është detyrë e re

Bardhi gjithashtu komentoi aksionin opozitar ku tha se asnjë nga kolegët e tij nuk kërkon ndërprerje por ka diskutime se kur do të ndodhë përshkallëzimi.

6 Mars 2024, 13:12 Nga r.ll
"Aksioni opozitar do vazhdojë", Bardhi për emërimin si
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, tha për gazetarët se emërimi i tij si nënkryetar i Partisë Demokratike nuk është as lajm as zhvillim i ri. Sipas tij ky post është është vetëm përgjegjësi e re. 

Bardhi gjithashtu komentoi aksionin opozitar ku tha se asnjë nga kolegët e tij nuk kërkon ndërprerje por ka diskutime se kur do të ndodhë përshkallëzimi.

"Nuk ka asnjë lajm as zhvillim të ri. Si kryetar i gurpit parlamentar ushtroj dhe postin e nënkryetarit. Është përgjegjësi e re nuk është detyrë e re. Nuk ka asnje koleg që kërkon ndërprerjen e aksionit në parlament. Ka diskutime për përshkallëzimin e aksionit. Që në shpallje të aksionit nuk kemi pasur qëllim pengimin e zhvillimit të seancave dhe komisioneve parlamentare. Qëllimi ka qenë reagimi kur opozitës i shkelen të drejtat kushtetuese. Prej 5 muajsh, Kuvendi është në funksion anormal. Vullneti dhe synimi i grupit parlamentar të PD-së është që parlamenti të ketë funksion normal dhe të respektohen të drejtat kushtetuese të opozitës", tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll