Politike

"Qeveria po i hap rrugë shkatërrimit të Zonve të Mbrojtura", Bardhi: Presidenti mos ta dekretojë ligjin

Bardhi shtoi se deputetët  e mazhorancës nuk duhet të mbështesin këtë ligj, pas sipas tij nuk janë aty për t'i shërbyer Pëllumb Gjokës.

6 Mars 2024, 13:09 Nga r.ll
"Qeveria po i hap rrugë shkatërrimit të Zonve të
gazment bardhi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha për mediat se ligji për zonat e mbrojtura është një ligj i sponsorizuar, dhe se në vend që t’i shërbejë interesit të qytetarëve, do t’i shërbejë atyre që sipas tij zaptojnë pronat shtetërore.

Bardhi shtoi se deputetët  e mazhorancës nuk duhet të mbështesin këtë ligj, pas sipas tij nuk janë aty për t'i shërbyer Pëllumb Gjokës. Gjithashtu i bëri thirrje sërish presidentit mos ta dekretojë ligjin, pasi kjo i hap rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura. 

"Qeveria i hap rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura. I bëj kërkese sërish presidentin mos ta dekretojë ligjin. Mazhoranca voton një ligj që përfitojnë vetëm 5 veta në Shqipëri. Ligji shërben vetëm për përfshirjen e krimit të organizuar si ajo e rastit të investitorit strategjik. Nga një ligj që do i shërbente interesit publik, do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kërkoj përgjegjshmëri nga deputetët e mazhorancës, nuk janë aty për t’i shërbyer Pëllumb Gjokës apo elementëve të tjerë për ligje të sponsorizuar", tha Bardhi 

gazment bardhi

Sondazh

Poll