Politike

Baza e ajrore e NATO-s në Kuçovë, Balluku: Nëse do të jetë e arsyeshme, do të stërviten dhe ushtarët ukrainas

Balluku u pyet nëse në këtë bazë do të stërviten ushtarët e Ukrainës dhe ajo tha se nëse do të jetë e arsyeshme do të ketë një stërvitje të tillë.

6 Mars 2024, 12:49 Nga M.B
Baza e ajrore e NATO-s në Kuçovë, Balluku: Nëse do të
Belinda Balluku

TIRANA- Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zv.Kryeministrja, Belinda Balluku ka folur sot për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë, e cila i përurua para dy ditësh. Balluku u pyet nëse në këtë bazë do të stërviten ushtarët e Ukrainës dhe ajo tha se nëse do të jetë e arsyeshme do të ketë një stërvitje të tillë.

Zv.kryeministrja shtoi se baza e Kuçovës është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit.

“Është një aset që i përket aleancë. Në koordinim me NATO nëse do shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, tha Balluku.

nato ukraina

Sondazh

Poll