Politike

Çështja "Gërdeci"/ Mediu del nga SPAK: Aktet e mia në përputhje me ligjin, detyrim i Prokurorisë thirrja e dëshmitarëve

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

6 Mars 2024, 11:06 Nga r.ll
Çështja "Gërdeci"/ Mediu del nga SPAK: Aktet e mia
fatmir mediu

TIRANË- Pas daljes nga SPAK, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha për gazetarët se çdo akt i marrë nga ministri i asaj kohë ka qenë në përputhje me ligjin dhe në interes të vendit. Ai tha gjithashtu se thirrja e dëshmitarëve dhe prezenca e tyre në seancë është detyrim i Prokurorisë. 

“Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin. Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë, që t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Nëse s’kanë pyetje vetë për dëshmitarët, të kenë dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona.

Mendoj se nëse ka mangësi se si ka vepruar prokuroria, nuk është përgjegjësi e mbrojtjes. Duhet ta kishin bërë dhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria. Mendoj se është kompania që ka pasur kontratën. Kompania ka bërë transaksionet që ka bërë këtë proces. Kam pritur 17 vjet, jam gati te pyetem për çdo gjë”, tha Mediu.

Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

fatmir mediu

Sondazh

Poll