Sport

Anderson Talisca thotë lamtumirë, braziliani humbet sezonin në Arabinë Saudite...

Sulmuesi i Al Nassr ka raportuar në rrjetet sociale se ka pësuar një dëmtim në kofshë

6 Mars 2024, 12:30 Nga DOSJA

Anderson Talisca thotë lamtumirë, braziliani humbet sezonin në

ARABIA SAUDITE - Anderson Talisca ka shkruar në rrjetet sociale se ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit në ligën saudite, për shkak të një dëmtimi në kofshë. 

Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos te Al Nassr ishte lënë jashtë opsioneve në humbjen 1-0 kundër Al Ain, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League të Azisë, të hënën.

"Dëmtimet janë pjesë e sportit, por vendosmëria ime është edhe më e madhe! Rehabilitimi fillon tani, dhe premtoj të rikthehem më i fortë sezonin e ardhshëm për të kontribuar edhe më shumë në suksesin e Al Nassr",- ka shkruar sulmuesi brazilian që do t'i nënshtrohet rehabilitimit në Itali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anderson Talisca (@andersontalisca)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll