6 Mars 2024, 08:41
Nga N.F
Foto ilustruese
TURQI- Ashtu si në Gjermani edhe në Turqi fermerët janë të pakënaqur me kushtet e punës, edhe nëse nuk dalin në rrugë për të protesuar. Ata hyjnë gjithnjë e më thellë në borxhe për të mbijetuar. Në disa vende evropiane fermerët protestuan kohët e fundit për kushte më të mira pune dhe kundër uljes së subvencioneve, që ata përfitojnë. Në Gjermani, Francë, Rumani, Spanjë, Greqi dhe Itali ata dolën në rrugë së bashku me traktorët e tyre. Fermerët europianë nuk janë të vetmit, që ndihen të lënë në baltë nga shteti.
Edhe fermerët turq janë të zemëruar që shteti nuk u ndihmon sa duhet. Ashtu si në Evropë edhe në Turqi fermerët janë të pakënaqur me kushtet e tyre të punës dhe subvencionimin nga shteti. Por në dallim nga Evropa ata deri tani nuk kanë dalë në rrugë për të protestuar. Përfaqësuesit e bujqve në Turqi theksojnë, se kushtet e tyre janë edhe më të këqija se të kolegëve të tyre evropianë. "Një nga faktorët kryesorë për protestat e bujqve në Evropë ishteshkurtimi i ndihmave për karburantin për bujqësinë. Në Turqi nuk ka kurrfarë favorizimi tatimor për karburantin për bujqësinë", shpjegon Baki Remzi Suicmez, president i Dhomës së Inxhinierëve Agrarë të Turqisë.
Fermerët thonë se ndihmat ekzistuese financiare të shtetit nuk janë të mjaftueshme: Suicmez ankohet se ato nuk mjaftojnë për të siguruar ekonomikisht prodhimin. "Ndërsa inflacioni është në rritje të vazhdueshme dhe ka arritur gati në 70 për qind, mbështetja financiare nuk mjafton”, thotë ai.
Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve turke inflacioni vjetor në Turqi arrin në rreth 64 për qind. Sipas përllogaritjeve të Grupit të Pavarur për Kërkimin e Inflacionit (Inflation Research Group - ENAG) ai është madje rreth 127 për qind. Për krahasim: Në vitin 2023 Gjermania kishte një inflacion mesatar vjetor prej 5.9 për qind.
44,5 përqind më shumë buxhet nuk mjafton
Buxheti i Ministrisë turke të Bujqësisë për ndihmën për bujqit u rrit madje me 44.5 për qind në vitin 2024, duke e çuar atë në rreth 2.7 miliardë euro. Për krahasim: Sipas Institutit Ekonomik Gjerman (IW Këln) në vitin 2022 fermerët gjermanë morën rreth 6.9 miliardë euro nga fondi agrar i BE, plus 2.3 miliardë euro të tjera nga buxheti gjerman.
Megjithë rritjen e buxhetit ndihmat financiare për bujqësinë në Turqi nuk i mbulojnë shpenzimet individuale të fermerëve. Çmimet e inputeve, si karburanti për prodhimin bujqësor, ilaçet, ushqimi i kafshëve, plehrat dhe farërat, rriten vazhdimisht. Sipas të dhënave të Shoqatës Turke të Dhomave të Bujqësisë (TZOB) çmimet për plehrat janë rritur nga 16 deri në 25 për qind, në varësi të llojit, për foragjeret me 41 deri në 43,3 për qind dhe për barnat me 16,7 për qind. Në të njëjtën kohë karburanti bujqësor vitin e kaluar u bë 79 për qind më i shtrenjtë. Sidomos karburanti bujqësor është jetik për çdo fazë të prodhimit, theksojnë përfaqësuesit e industrisë.
Këto rritje çmimesh nuk mund të mbulohen nga ndihma aktuale shtetërore. Zgjidhja e vetme: fermerëve turq u duhet të marrin kredi dhe kështu hyjnë gjithnjë e më shumë në borxhe, shpjegon Suicmez.
Kriza monetare i dëmton edhe fermerët
Presidenti i Shoqatës Turke të Dhomave të Bujqësisë (TZOB) Semsi Bayraktar jep një pamje të zymtë për të ardhmen e fermerëve. "Fermerët tanë duhet të mendojnë që në dimër, se si mund të paguajnë karburantin në pranverë. Karburanti për prodhimin bujqësor është një mjet i domosdoshëm për ne", thotë Bayraktar.
Arsyeja e rritjes së çmimeve vjen nga politika financiare: çmimet e këtyre produkteve bazohen te dollari amerikan dhe sa më shumë bie vlera e lirës turke, aq më e vështirë bëhet jeta e bujqve. Ndryshe nga Europa Turqia vuan prej disa vitesh nga një krizë ekonomike. Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, vlera e lirës turke (TL) ka rënë në mënyrë dramatike: Në vitin 2014 për një euro paguheshin rreth 2.90 lira. Sot për një euro duhet të paguash rreth 34 lira turke.
80 përqind më shumë borxhe në një vit
Shuma, që fermerët ua kanë borxh bankave, u rrit me 80 përqind vitin e kaluar. Sipas statistikave zyrtare ata sot u detyrohen bankave 118 herë më shumë se para 19 vjetësh. Në periudhën e sipërpërmendur ndihma financiare është rritur vetëm njëzetfish, shpjegon Orhan Saribal, deputet nga partia më e madhe opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP). Ai është inxhinier agrar dhe fermer. "Në vitin 2004 kreditë e përdorura për prodhimin bujqësor, pylltari dhe blegtori ishin 1.7 herë më shumë se ndihma shtetërore. Në vitin 2023 kreditë qenë 9.6 herë më shumë", thotë Saribal.
Marrë nga DW
turqi fermere borxhe
Bota
6 Mars 2024, 08:23
N.F
Alberto Otarola
PERU- Kryeministri peruan, Alberto Otarola njoftoi të martën se i kishte paraqitur dorëheqjen presidentes, Din...
Bota
6 Mars 2024, 08:25
M.B
Foto ilustruese
MOSKË- Guvernatori i rajonit Kursk të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, tha sot se një depo karburanti ishte p...
Bota
6 Mars 2024, 08:08
M.B
Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) Sergey Naryshkin
MOSKË- Shefi i inteligjencës së jas...
Bota
6 Mars 2024, 08:08
r.ll
kreret e shtetit te kosoves
KOSOVË- Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopes&eu...
Bota
6 Mars 2024, 08:05
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni i BE-së ka synime ambicioze për industrinë evropiane të armatimit. Po sa realiste janë ato?&nbs...
Bota
6 Mars 2024, 07:46
M.B
Stërvitja
FINLANDA- Ushtarët suedezë dhe finlandezë po marrin pjesë në stërvitjen më të madhe të NAT...
Bota
6 Mars 2024, 07:56
N.F
Friedrich Ebert
RUSI- Rusia shpallur fondacionin gjerman, Friedrich Ebert një organizatë e padëshirueshme. Fondacioni ë...
Bota
6 Mars 2024, 07:43
r.ll
donald trump, joe biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe paraardhësi i tij Donald Trump fituan të martën në garat për nomi...
Bota
6 Mars 2024, 07:43
N.F
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Pas ekzekutimit të tre vrasësve të dënuar së fundmi në incidente të ndara, regjimi taliban e...
Bota
6 Mars 2024, 07:34
r.ll
analena baerbock me anetaret e presidences ne bosnje dhe herecegovine
BOSNJE- Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e pandashme e Evrop&e...