Bota

Qendra e furnizimit me armë për Ukrainën në Çeki, çfarë përpjekjesh po bën BE për të mbajtur larg Rusinë?

Nisma është pjesë e përpjekjeve të Evropës për të siguruar Kievin me armë për të zmbrapsur forcat ruse pas bllokimit të ndihmës ushtarake të SHBA-së, e cila ka qenë shtylla kurrizore e mbështetjes ndërkombëtare.

6 Mars 2024, 09:07 Nga M.B
Qendra e furnizimit me armë për Ukrainën në Çeki,
Foto ilustruese

ÇEKIA- Qindra çekë dhe një pjesë e vogël ukrainas po punojnë gjatë gjithë orarit në lindje të Republikës Çeke për të transformuar një rregulluar një sërë ndërtesash që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore në një qendër për furnizimin me armë dhe municione në Ukrainë. Nisma është pjesë e përpjekjeve të Evropës për të siguruar Kievin me armë për të zmbrapsur forcat ruse pas bllokimit të ndihmës ushtarake të SHBA-së, e cila ka qenë shtylla kurrizore e mbështetjes ndërkombëtare. Duke vizituar objektin e Sternberk në pronësi të prodhuesit privat çek të armëve Excalibur Army, gjenerali Onno Eichelsheim, kreu i ushtrisë holandeze, përshkroi urgjencën e situatës ndërsa humbjet e Kievit rriten në Ukrainën lindore dhe jugore.

"Duhet ta përshpejtojmë. Duhet të dorëzojmë më shumë dhe duhet ta bëjmë më shpejt," tha ai për Reuters gjatë udhëtimit të fundit për të inspektuar topat e obusit vetëlëvizës dhe një tank të rinovuar rus që do të dërgohej në betejë.

Bashkimi Evropian, i cili me aleatët e tjerë perëndimorë dëshiron të përmbajë përparimet ruse, nisi një iniciativë në mars 2023 për të dorëzuar 1 milion predha artilerie në Ukrainë brenda 12 muajve. Një vit më vonë, ajo kishte dorëzuar pak më shumë se gjysmën e këtij numri, thanë zyrtarët, për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të prodhimit dhe mungesës së porosive afatgjata.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll