Bota

Rusia fut në listën e zezë fondacionin gjerman Friedrich Ebert, e shpall organizatë të padëshiruar në Moskë

Fondacioni është i lidhur me Partinë Social Demokrate (SPD) dhe pas vendimit nga Rusia ajo është e ndaluar që të vazhdojë të operojë në Moskë.

6 Mars 2024, 07:56 Nga N.F

 

Rusia fut në listën e zezë fondacionin gjerman Friedrich Ebert, e
Friedrich Ebert

 

RUSI- Rusia shpallur fondacionin gjerman, Friedrich Ebert një organizatë e padëshirueshme. Fondacioni është i lidhur me Partinë Social Demokrate (SPD) dhe pas vendimit nga Rusia ajo është e ndaluar që të vazhdojë të operojë në Moskë.

Sipas Ministrisë Ruse të Drejtësisë, Fondacioni Friedrich Ebert është tani në një listë të zezë të qeverisë ruse, siç është edhe Shoqëria Gjermane për Studimet e Evropës Lindore (DGO), e cila boton revistën mujore Osteuropa në Berlin.

Kremlini kishte pezulluar programet e bashkëpunimit me degët e fondacioneve të SPD-së, Partisë Demokristiane (CDU), të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP) në Moskë menjëherë pas fillimit të ofensivës në Ukrainë. Megjithatë, deri më tani, vetëm fondacioni "e gjelbër" Heinrich Bell ishte etiketuar zyrtarisht "i padëshirueshëm".

Ligji rus (i 2015) përcakton se "organizatat e padëshirueshme" duhet të ndërpresin veprimtarinë e tyre në Rusi, si dhe të ngrijnë llogaritë e tyre dhe çdo pasuri në vend dhe zyrat e tyre duhet të mbyllen. Përveç kësaj, qytetarët rusë rrezikojnë ndjekjen penale nëse bien në kontakt me këto subjekte. Regjistri përkatës i Ministrisë së Drejtësisë ruse përfshin rreth 150 organizata nga Gjermania, SHBA dhe vende të tjera, ndërkohë që presioni ndaj tyre është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit.

rusia friedrich ebert partia social demokrate

Sondazh

Poll