Aktualitet

Ishte në ballkon me prindërit, 3-vjeçarja bie nga kati i shtatë në Durrës

Sipas njoftimit të policisë një 3-vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i pallatit teksa po qëndronte me prindërit e saj në ballkon.

5 Mars 2024, 21:04 Nga N.F
Ishte në ballkon me prindërit, 3-vjeçarja bie nga kati i
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë një 3-vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i pallatit teksa po qëndronte me prindërit e saj në ballkon.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:07 në lagjen nr. 13. Mësohet se për shkak të rënies nga lartësia vogëlushja ka marrë lëndime të shumta dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

durres policia

Sondazh

Poll