Aktualitet

Iu gjet drogë në banesë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

I riu u arrestua pasi në banesën e tij u gjet më shumë se 1.5 kilogramë heroinë, si edhe pajisje dhe mjete për paketimin e lëndës narkotike.

5 Mars 2024, 19:47 Nga N.F
Iu gjet drogë në banesë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

ITALI- Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane në Crotone. I riu u arrestua pasi në banesën e tij u gjet më shumë se 1.5 kilogramë heroinë, si edhe pajisje dhe mjete për paketimin e lëndës narkotike.

24-vjeçari po ashtu nuk ishte një emigrant i rregullt në Itali. Raportohet se gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën tre pako me heroinë të mbështjella me shirit ngjitës dhe të fshehura në një dollap.

Në përfundim të operacionit policor, autoritetet sekuestruan drogën dhe sendet e tjera, ndërsa shqiptar u arrestua. Ndaj tij rëndon akuza e posedimit të drogës me qëllim shitje, ndërsa do të jetë Prokuroria Publike e Crotones që do të marrë një vendim përfundimtar për të.

itali crotone

Sondazh

Poll