Aktualitet

Takoi fëmijët e saj në Suedi, vëllai i Liridonës: Duan të vendosin lule te varri i nënës së tyre në Kosovë

Leonardi thotë se nipi dhe mbesa e tij kishin vetëm një kërkesë që të vinin në Kosovë dhe të vemdosnin lule ke varri i nënës.

5 Mars 2024, 16:28 Nga E. D
Takoi fëmijët e saj në Suedi, vëllai i Liridonës: Duan
Leonardi me 2 fëmijët

PRISHTINË- Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra disa muaj më parë ka takuar dy fëmijët e saj Dionin dhe Diarin.

Leonardi thotë se nipi dhe mbesa e tij kishin vetëm një kërkesë që të vinin në Kosovë dhe të vendosnin lule tek varri i nënës së tyre. Në postimin e tij ai gjithashu falenderon shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional ndaj fëmijëve. 

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?  Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar Leonard Ademaj.

Kujtojmë se vrasja e Liridona Ademajt ndodhi më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit. Gjithashtu në pranga u vu edhe një person i katër si i përfshirë në vrasje. Tomë Dodaj nga Gjakova dyshohet se iu ka shitur armën Naim Murselit dhe autorit të krimit Granit Plava.

leonard ademaj liridona ademaj

Sondazh

Poll