Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fjerzës, dorëzohet në polici 24-vjeçari në Shkodër

I riu Klodian Mhilli ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fjerzës ngjarje e cila u regjistrua në ë 21 shtator të vitit të shkuar në fshatin Hot i Ri.  I riu është dorëzuar në polici pas negociatave të vazhdueshme me familjarët.

5 Mars 2024, 16:17 Nga N.F
EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fjerzës,
Valter Fjerza

SHKODËR- Një 24-vjeçar është dorëzuar ditën e sotme në Shkodër. I riu Klodian Mhilli ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fjerzës ngjarje e cila u regjistrua në ë 21 shtator të vitit të shkuar në fshatin Hot i Ri.  I riu është dorëzuar në polici pas negociatave të vazhdueshme me familjarët.

Ndaj Mhillit rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 

Njoftimi i plotë: 

Shkodër/ Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të autorësisë së  ngjarjeve kriminale të ndodhura, si rezultat i kontrollit të territorit për kapjen e shtetasve në kërkim të dyshuar si autorë të tyre, si dhe falë negociatave të vazhdueshme ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe familjarëve të një 24-vjeçari të shpallur në kërkim për vrasje, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasi: -K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit V. F., kryer më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka dërguar urdhrin per ekzekutimin e vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkodrës, e cila i ka caktuar 24-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Valter Fjerza u vra mbrëmjen e 21 Shtatorit për shkak të një debati për parkimin e një automjeti në Han të Hotit, në Shkodër. Sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës. Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e pistoletës nga dora e Klodjan Mëhillit. Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend. Pas kryerjes së krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, jane larguar nga vend i ngjarjes.

shkoder vetedorezim kerkim vrasje

Sondazh

Poll