Bota

Çfarë po ndodh me META? Bien Facebook, Instagram dhe Messenger

Përdoruesit nuk mund të logohen në llogaritë e tyre. Ndërsa ata që ishin të loguar, janë nxjerrë nga llogaria.

5 Mars 2024, 16:35 Nga r.ll
Çfarë po ndodh me META? Bien Facebook, Instagram dhe Messenger
foto ilustruese

TIRANË- Platformat e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Messenger ka disa minuta që kanë shfaqur probleme. Përdoruesit nuk mund të logohen në llogaritë e tyre. Ndërsa ata që ishin të loguar, janë nxjerrë nga llogaria. News Feed në Instagram po shfaq një mesazh gabimi.

Problemet u shfaqën rreth orës 16:20 dhe po ndikojnë si në aplikacionet ashtu edhe në faqen e internetit të faqeve të mediave sociale. Pritet një njoftim nga kompania META lidhur me rënien e serverave.  WhatsApp, i cili gjithashtu është në pronësi të gjigantit online, duket se funksionon normalisht.

 

facebook instagram messenger

Sondazh

Poll