Bota

Përplaset avioni në Kenia, humbet jetën studenti pilot dhe trajneri

Avioni që i përkiste një shkolle fluturimi u rrëzua në Parkun Kombëtar të Nairobit, duke vrarë dy personat.

5 Mars 2024, 15:40 Nga E. D
Përplaset avioni në Kenia, humbet jetën studenti pilot dhe
avioni

KENIA- Një student pilot dhe trajneri janë vrarë pasi avioni i tyre u përplas me një aeroplan pasagjerësh mbi kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Avioni që i përkiste një shkolle fluturimi u rrëzua në Parkun Kombëtar të Nairobit, duke vrarë dy personat.

Avioni i pasagjerëve Safarilink u kthye në aeroportin Wilson të Nairobit nga ku ishte nisur me 44 persona në bord, 39 pasagjerët dhe pesë anëtarët e ekuipazhit ishin të gjithë të padëmtuar, raportoi linja ajrore.

Avioni, i nisur për në Diani në bregun e Kenias, kishte përjetuar një zhurmë të fortë menjëherë pas ngritjes. Departamenti i aksidenteve ajrore dhe policia kishin nisur një hetim për shkakun e aksidentit. Aeroporti Wilson është një aeroport i vogël, por shumë i ngarkuar në kryeqytet, që shërben kryesisht për fluturime të brendshme.

kenia

Sondazh

Poll