Bota

U sulmua nga dronët ukrainas, mbytet anija e patrullimit rus

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se anija e flotës së Detit të Zi pësoi dëmtime në pjesën e prapme, si dhe në anën e djathtë dhe të majtë.

5 Mars 2024, 15:00 Nga E. D
U sulmua nga dronët ukrainas, mbytet anija e patrullimit rus
Sergei Kotov

UKRAINË- Një anije patrullimi ruse është mbytur në Detin e Zi pasi është sulmuar nga dronët e detit. Sergei Kotov dyshohet se është goditur në orët e para të mëngjesit të së martës. Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se anija e flotës së Detit të Zi pësoi dëmtime në pjesën e prapme, si dhe në anën e djathtë dhe të majtë. Sergei Kotov është një nga katër anijet patrulluese të përfunduara për Projektin 22160 të Marinës Ruse. Ajo ishte sulmuar më parë nga Ukraina në shtator të vitit të kaluar.

"Për momentin kjo anije është në shtratin e detit," tha zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk, duke shtuar se një helikopter mund të ketë qenë në bord.

Sipas Ukrainës, anija luajti një rol në sulmin në ishullin Snake në ditën e parë të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, së bashku me kryqëzorin Moskva. Rusia aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë nga Ukraina pothuajse 10 vjet më parë. Në muajt e fundit Ukraina ka goditur vazhdimisht flotën ruse të Detit të Zi të vendosur në gadishull.
Ukraina tha se kostoja e anijes së fundosur Sergei Kotov ishte 65 milion dollarë, duke shtuar se ajo u godit pranë ngushticës Kerç, që ndan Krimenë nga Rusia.

sergei kotov dmytro pletenchuk

Sondazh

Poll