Politike

Blendi Fevziu: Samir Mane më tha se nuk ka ndërmend të jetë kandidati i opozitës për KM

Fevziu tha ka në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ku se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi ia ka mohuar vetë Mane.

4 Mars 2024, 21:33 Nga h.k
Blendi Fevziu: Samir Mane më tha se nuk ka ndërmend të jetë
Foto ilustruese

TIRANË-Blendi Fevziu ka folur edhe për disa aludime, se Samir Mane mund të jetë kandidati i opozitës për kryeministër.

Fevziu tha ka në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ku se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi ia ka mohuar vetë Mane.

"E kam lexuar, e kam dëgjuar, meqenëse Batoni e tha, është absolutisht e pavërtetë, kur fola më tha (Samiri) as më ka shkuar në mendje dhe as do e pranoja.

Me një mikun tonë të përbashkët e kisha këtë diskutim, që shpeshherë për të fituar zgjedhje duhet të kesh një njeri normal, të mos bëjë veprime absurde. Nëse ka një garë për agresivitet është e vështirë. Një njeri i zakonshëm duhet ta mundë.

Pse një milioner, me biznese që i ka edhe jashtë Shqipërisë, përse do të riskojë për tu marrë me politikë?", tha Fevziu.  

blendi fevziu zamir mane

Sondazh

Poll