Bota

Nuk ndalen grevat e stafit të kompanisë ajrore Lufthanse/ Nga e enjtja deri të shtunën mobilizim i ri, të vendosur për të arritur kërkesat e tyre

Sipas sindikatës, greva do të fillojë në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes dhe do të përfundojë në orën 07:00 të së shtunës dhe pritet të prekë qindra fluturime për dhe nga aeroportet kryesore të vendit.

4 Mars 2024, 21:56 Nga S.N
Nuk ndalen grevat e stafit të kompanisë ajrore Lufthanse/ Nga e enjtja
Lufthansa

GJERMANI- Organizata sindikale Verdi po thërret stafin tokësor të Lufthansa -s për një mobilizim të ri nga e enjtja deri në mëngjesin e së shtunës, në funksion të raundit të ardhshëm të negociatave kolektive. Sipas sindikatës, greva do të fillojë në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes dhe do të përfundojë në orën 07:00 të së shtunës dhe pritet të prekë qindra fluturime për dhe nga aeroportet kryesore të vendit.

"Ne nuk mund të kuptojmë që kompania do të shpallë rezultate vjetore rekord këtë javë, se shpërblimet e anëtarëve të bordit do të rriten ndjeshëm dhe se punëtorët në terren, shpesh me pagë minimale, nuk dinë më si t'ia dalin mbanë, në qytetet më të shtrenjta në Gjermani”, tha përfaqësuesi i Verdi në negociatat me Lufthansa, Marvin Resinski, dhe shpjegoi se sindikata po përpiqet të rrisë presionin ndaj punëdhënësve përpara raundit të pestë të bisedimeve të planifikuar për 13 dhe 14 mars.

Lufthansa nga ana e saj kritikoi Verdin për grevat e përsëritura dhe veçanërisht për kushtet e vendosura nga sindikata për t'u kthyer në negociata. Në përgjigje, Resinski kujtoi se greva e fundit në departamentin teknik të Lufthansa-s nuk kishte asnjë ndikim tek pasagjerët. “Ditët e fundit me vetëdije kemi shmangur shkaktimin e problemeve në qarkullimin e pasagjerëve. Megjithatë, Lufthansa, duke injoruar kërkesën tonë për negociata, në thelb po na thotë se do të lëvizë vetëm nëse rritet presioni nga punëtorët”, tha ai.

Verdi, e cila përfaqëson rreth 25 mijë punëtorë të Lufthansa , kërkon një rritje pagash prej 12.5%, një pagesë "bonus inflacioni" dhe një marrëveshje kolektive 1-vjeçare, ndërsa punëdhënësi është kundërpërgjigjur deri tani me 10% rritje dhe 28- muaj fuqia e marrëveshjes kolektive.

Sondazh

Poll