Bota

Shkaktuan një aksident fatal në Indi/ Drejtuesit e trenave po shikonin kriket

Tragjedia ndodhi teksa India po luante me Anglinë gjatë Kupës së Botës.

4 Mars 2024, 18:49 Nga E. D

Shkaktuan një aksident fatal në Indi/ Drejtuesit e trenave po shikonin

INDI- Dy trenat që u përplasën tetorin e kaluar në shtetin indian të Andhra Pradesh, ku humbën jetën 14 persona, ishte për shkak të shpërqendrimit të shoferëve duke parë kriket në celular. Tragjedia ndodhi teksa nikoqire po luante me Anglinë gjatë Kupës së Botës.

“Tani jemi duke instaluar sisteme që mund të zbulojnë çdo shpërqendrim të tillë dhe të sigurojnë që shoferët dhe ndihmësit e tyre të jenë plotësisht të fokusuar në drejtimin e trenit”, komentoi ministri i Hekurudhave.

Kriketi është jashtëzakonisht i popullarizuar në Indi. Qindra miliona ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes, e cila u fitua nga India. Ndërkohë, autoritetet pushuan nga puna drejtuesin e stacionit dhe tre punonjës pasi një tren mallrash udhëtoi 70 kilometra pa shofer, raportoi Hindustan Times. Punonjësit u hoqën nga postet e tyre për neglizhencë pasi 50 karroca udhëtuan pa shofer për gati dy orë.

indi

Sondazh

Poll