Bota

Mori pjesë në përurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Do t’i japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit

Në një postim në rrjetet sociale, ministria e Mbrojtjes së Kosovës e cilësoi, hapjen e bazës së Kuçovës si një ngjarje historike që do t’i japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.

4 Mars 2024, 14:41 Nga M.B
Mori pjesë në përurimin e bazës së NATO-s në
Pjesë nga ceremonia e hapjes së bazës ajrore të Kuçovës

KUÇOVA- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë. Në një postim në rrjetet sociale, ministria e Mbrojtjes së Kosovës e cilësoi, hapjen e bazës së Kuçovës si një ngjarje historike që do t’i japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi. 

Më tej, në reagim thuhet se si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë, ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake, do të jenë vetëm në funksion të paqes.

“Kjo bazë që do të shërbejë si bazë ajrore taktike e operacionale, përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë. Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderne ajrore”, thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtje së Kosovës.

REAGIMI: 

???????????????????????????????? ???????????????????????????????????? ???????????????? ????????????????????̈ ????????̈ ????????????????????????????????????????̈ ???? ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????̈???? ???????????????????????? ???????????????????????????????????? ????????̈ ????????????̧????????????̈ ????????̈ ????????????????????????????????????̈???? ????????̈ ????????????????????????̈????????????????̈
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë të Republikës së Shqipërisë, të cilën e cilësoi si një ngjarje historike që do t'i japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.
“Kjo bazë që do të shërbejë si bazë ajrore taktike e operacionale, përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë. Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderme ajrore”, theksoi ministri Maqedonci.Më tej, ai shtoi se si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë, ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake, do të jenë vetëm në funksion të paqes. Përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër, sigurisht më i konsoliduar se kurrë bashkëpunimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe fqinjve tanë që duan stabilitetin.

baza ajrore në kuçovës

Sondazh

Poll