Bota

Scholz bllokoi sërish dërgimin e raketave "Taurus" në Ukrainë

Ai më tej shtoi se ata nuk mund të dorëzojnë një sistem armësh me rreze shumë të gjatë.

4 Mars 2024, 14:28 Nga N.F

 

Scholz bllokoi sërish dërgimin e raketave "Taurus" në
Scholz


GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka përjashtuar përsëri mundësinë e dorëzimit të sistemit "Taurus" tek forcat e armatosura ukrainase. Ai më tej shtoi se ata nuk mund të dorëzojnë një sistem armësh me rreze shumë të gjatë.

 

“Është e qartë se ne nuk mund të dorëzojmë një sistem armësh me rreze shumë të gjatë dhe të mos mendojmë se si do të kontrollohet. Dhe nëse duam të jemi në kontroll, dhe kjo është e mundur vetëm me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë, atëherë për mua nuk ka dyshim," tha  Scholz gjatë vizitës së tij në një shkollë afër Shtutgartit më herët sot në përgjigje të pyetjeve të studentëve

Kancelari tha javën e kaluar se nuk do të miratonte dorëzimin e "Taurus" sepse, siç shpjegoi ai, Gjermania nuk mundet si Britania dhe Franca të kenë kontroll mbi raketat. Me deklaratën e tij ai la të kuptohej se dy vendet kanë ushtarët e tyre në Ukrainë, duke shkaktuar reagimin e qeverisë britanike dhe franceze.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha gjithashtu se do të ishte mirë që drejtësia britanike të mbronte themeluesin e ëiliLeaks, Julian Assange nga ekstradimi në SHBA.

"Mendoj se do të ishte mirë që gjykatat britanike t'i japin mbrojtjen e nevojshme, sepse pritet të ndiqet penalisht në SHBA, duke qenë se ai ka tradhtuar sekretet shtetërore amerikane," theksoi Scholtz.

ukraine gjermania scholz

Sondazh

Poll