Bota

VIDEO/ "Në ora 11:00 m’ka fillu takimi e unë s’jam aty, a po kuptoni", Kurti largohet me nxitim pa iu përgjigjur gazetarëve

Ky fakt është vërejtur gjatë një pëballjeje me gazetarër, ku Kurti është lagruar pa dhënë përgjigje për pyetjet e tyre me arsyetimin e vonesës në orarin e përcaktuar.

4 Mars 2024, 13:57 Nga M.B
VIDEO/ "Në ora 11:00 m’ka fillu takimi e unë s’jam
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur sot një agjendë të ngjeshur pas kthimit në Kosovë, nga vizita gati dyjavore në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë e Itali. Ky fakt është vërejtur gjatë një pëballjeje me gazetarër, ku Kurti është lagruar pa dhënë përgjigje për pyetjet e tyre me arsyetimin e vonesës në orarin e përcaktuar.

“Në ora 11:00 më ka filluar takimi, e unë s’jam aty. A po kuptoni”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës kishte njoftuar më 23 shkurt se Kurti ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Atje, së bashku me ministrin e Financave të Kosovës, Hekuran Murati, Kurti ka marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pas Londrës, ai kishte vazhduar për në Dublin e Belfast ku takua me përfaqësues të lartë të vendit si dhe ligjëroi në Queen’s University ku ishte i ftuar.  Në Irlandën Veriore, ai kishte vizituar edhe shkollën fillore Nettlefield, ku pa nga afër dhe në praktikë zbatimin e sistemit të “Arsimit të Përbashkët”.

Më pas, Kurti ka udhëtuar për në Romë të Italisë. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, atje Kurti ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.

albin kurti

Sondazh

Poll