Bota

VIDEO/ Pas fjalimit parazgjedhor që mbajti dje Vuçiç krahasohet sërish me Hitlerin

Vuçiç iu drejtua progresistëve në sallën e Shumicës në komunën e Beogradit të Vozhdocit ndonëse gjithçka dukej si takimi i parë parazgjedhor i progresistëve për zgjedhjet e shpallura në Beograd, SNS e cilësoi mbledhjen si mbledhje të bordit komunal.

4 Mars 2024, 13:39 Nga N.F
VIDEO/ Pas fjalimit parazgjedhor që mbajti dje Vuçiç
Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas fjalimit të regjistruar dje në takimin parazgjedhor është krahasuar së fundi në rrjetet sociale me Hitlerin. Vuçiç në rrjetet sociale ka postuar një video ku thotë se Serbia ka arritur të përparojë në rajon duke prekur edhe temën e pagave.

“Vetëm pse fola në sallën e shumicës mbrëmë. Për shkak të përparimit të përshpejtuar të Beogradit dhe Serbisë, për shkak të asaj që thashë për faktet për pagat në rajon dhe se Serbia është e para në rajon për sa i përket pagave sot”, ka shkruar Vuçiç.

Vuçiç iu drejtua progresistëve në sallën e Shumicës në komunën e Beogradit të Vozhdocit ndonëse gjithçka dukej si takimi i parë parazgjedhor i progresistëve për zgjedhjet e shpallura në Beograd, SNS e cilësoi mbledhjen si mbledhje të bordit komunal.

Në lidhje me mimikat dhe lëvizjet e tij gjatë fjalimit Vuçiç u vendos në qendër të vëmendjes për ngjashmeritë e tij me Hilterin. Ngjashmëri në lëvizjet gjatë fjalimit dhe tonit të zërit. Nuk është hera e parë që ai është krahasur me Hiltein por pas fjalimit të djeshëm u përhapën prap shqetësime për sjelljet e presidentit serb.

 

Videoja ku krahasohet Vuçiç me Hitlerin

 

vuçiç hitleri

Sondazh

Poll